Beqarja e famshme tregon përse refuzon burrat që në takimin e parë (fotot)

Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 04 December 2020
Prezantuesja e njohur radiofonike Jana Hocking ka folur së fundmi në detaje për stilet e takimeve të saj romantike, por duket se ka bërë shumë armiq pasi insiston se meshkujt duhet të paguajnë në darkën e parë.
Teksa stereotipet gjinore janë bërë më pak strikte gjatë viteve, shumë beqarë zgjedhin të paguajnë secili të vetat në darkën e parë.
Ndërsa tipat traditionalë besojnë se duhet të paguajnë meshkujt.
Beqarja e famshme australiane dhe tashmë eksperte e njohjeve të reja, Jana Hocking, thotë se humbet menjëherë çdo interes për djemtë “kurnacë”.
36-vjeçarja kujton një takim me një burrë që “kishte pëlqyer shumë”.
Por ajo thotë se djali nuk ishte i përgatitur “të investonte” në marrëdhenien e tyre, prandaj dhe ajo nuk ishte e etur për një takim të dytë.
Jana shpjegon: “Mbaj mend shumë mirë një takim me një djalë që më pëlqeu shumë, por ai nisi të shikonte nga portofoli im kur erdhi fatura dhe as nuk u zgjat të arrinte të tijin, derisa unë vura kartën e bankës në tavolinë.
“Kjo më la një shije te keqe në gojë. Mendova: ‘Kështu do të jetë gjithmonë ky? Duke numëruar qindarkat?”
Në kontrast me këtë, meshkujt beqarë që e trajtojnë me darka dhe zbavitje, i duken shumë më interesantë.
Ajo shton: “Në fundjavë dola me një djalë dhe u gëzova shumë kur ai insistonte të paguante faturën. Ishte një sjellje e vendosur dhe burrërore, dhe sikur më eksitoi”.
“Gjithashtu unë besoj se atij i pëlqeu takimi ynë dhe dëshironte të investonte për këtë. Gratë shpesh shikojnë nga burrat si sigurues të të ardhurave, pasi kjo është në ADN-në e tyre, dhe në përgjithësi gratë fitojnë më pak se burrat, kryesisht prej diferencës në moshë”.
Për këto arsye ajo shprehet se pret që të llastohet me shpenzime nga burrat në takimet, edhe pse ato nuk duhet të jenë detyrimisht të shtrenjta. “Një piknik në park apo një bar i thjeshtë mund të jetë një takim dëfryes”, thotë ajo, duke shtuar se ka dhe përjashtime.
Jana shton se dyshja mund të paguajë secili të tijat nëse nuk janë të sigurtë nëse duan ta takojnë përsëri njëri-tjetrin.
“Është sikur asnjëra palë nuk dëshiron të investojë më shumë. Nuk ka pse të ndjehesh fajtor kur thua ditën tjetër me një mesazh ‘Më vjen keq, nuk po bie kokë e këmbë për ty’”.
“Kam qenë në takime kur e kam ditur herët që një djalë nuk është për mua prandaj kam insistuar të paguaj gjysmat, sepse ndjehem fatjore nëse ai largohet pasi ka shpenzuar për një faturë të madhe, pa arsye”.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Përreth z...
-
Tentativa e 29-të, nesër mblidhen sërish deputetët
Dje dështoi për të 28’n herë konstituimi i kuvendit. Kjo pasi Avni Dehari...
-
Vetëvendosje njofton se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kryetar të Fushë Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kry...
-
Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ...
-
Eurobarometri: Shqiptarët, më optimistët në Ballkan
Anketa më e fundit e Eurobarometrit ka zbuluar ndryshime të dukshme në percep...
-
Çmimet e konsumit më të larta krahasuar me vitin e kaluar
Tre për qind janë më të larta çmimet e konsumit sivjet, krahasuar me periudhë...
-
Policia: Vde*kja e 26-vjeçarit në autostradë nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e të riut në austostradën “Arbë...
-
Kurti thotë se siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar shumë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria nacionale ...
-
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim jep detaje: I riu ra nga një lartësi e urës dhe vdi*q në vend
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për vdekjen tragjike të ...
-
Policia kufitare serbe ndalon për tri orë infermieren shqiptare që punon në Ferizaj
Policia serbe e ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, infermieren shqip...
-
Tërhiqet trupi i pajetë i të riut që vdiq në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të së dielës tek vendi i quajt...
-
Hykmete Bajrami: Albin Kurti dhe partia e tij janë përfshirë thellë në mafinë e energjetike
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin...