Beqaj takoi përfaqësues të Odës Ekonomike Federale të Austrisë
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 12 March 2018
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka takuar një delegacion austriak, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike Federale të Austrisë z. Peter Hasslacher.
Ministri Beqaj me delegacionin austriak ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me Austrinë në fushën e inovacionit, ndërmarrësisë, si dhe për qasjen e të rinjve në raport me zhvillimet globale ekonomike, duke përfshirë kreativitetin e të rinjve dhe kapacitetet e tyre për krijimin e vendeve të reja të punës.
Pas takimit, ministri Beqaj ka shprehur kënaqësinë e tij me idetë e përbashkëta dhe mundësitë që me vendet më të zhvilluara përmes hulumtimeve për produkte të reja të ndryshohet bota.
“Është kënaqësi kur sheh se ne ndajmë ide dhe mundësi të mrekullueshme me vendet më të zhvilluara, ku përmes shërbimeve, hulumtimeve për produkte të reja shumë shpejt do të mund ta ndryshojmë botën”, ka thënë ministri Beqaj pa takimit.
Takimi i ministrit Beqaj me delegacionin austriak dhe me z. Peter Hasslacher, përfaqësues i Odës Ekonomike Federale të Austrisë, është realizuar në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për realizimin e përkrahjes së miqve dhe donatorëve në fushën e inovacionit, por edhe në marrjen e praktikave evropiane në trajtimin institucional të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...