Lajme

Beqaj godet Vetëvendosjen: Shpendi në jaht, katër vjet u mor vetëm me autobusë

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 22 May 2017

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i komunës së Prishtinës.

Beqaj ka thënë në Klan Kosova se Vetëvendosje është shumë konfuze në qëndrimet e saj.

“Vetëvendosje është konfuze tërë kohën”, ka thënë Beqaj në Klan Kosova.

-Advertisement-

Madje, ai vlerësoi se “qytetarët janë lodhur me përrallat e Vetëvendosjes”.

Beqaj ka thumbuar edhe zyrtarin e lartë të Vetëvendosjes, që aktualisht udhëheq Prishtinën, duke ia përmendur aferën e jahtit në Malin e Zi.

Anëtari i PDK’së ka thënë se Shpend Ahmeti katër vjet u mor vetëm me autobusët e Trafikut Urban.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera