Beqa: Ndërmjetësimi i lëndës ndaj Bislimit e deputetëve të PDK-së, s’lidhet me mundësinë e koalicionit
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 28 May 2024
Kalimi i lëndës në ndërmjetësim për përleshjen e ndodhur, më 13 korrik në vitin 2023 në Kuvendin e Kosovës ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ndërlidhet me një koalicion të mundshëm për zgjedhjet e reja. Kështu ka thënë deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.
Beqa, i cili është i përfshirë në këtë sulm, ka deklaruar se ky propozim ka ardhur nga gjykatësi i rastit, Eroll Gashi dhe se kjo është pranuar nga të gjitha palët.
“Është procedurë ligjore, na ka informuar gjyqtari i cili ka udhëheqë këtë lëndë, na ka informua me drejtat që i kemi si të akuzuar dhe si të dëmtuar për të gjitha palët dhe ka qenë një dakordim i të gjitha palëve me ia dhënë një shans që të shkohet me ndërmjetësim dhe është mjet ligjor dhe nuk e di çka ka këtu të keqe, kjo ka qenë propozim dhe pajtim i të gjithë palëve në procedure”, u shpreh Beqa.
Deputeti i PDK-së, ka mohuar kategorikisht se ky rast ndërlidhet me një koalicion të mundshëm me partinë në pushtet. Thekson se kjo parti është e gatshme për zgjedhje, ndërsa kryeministër e sheh kandidatin e tyre, Bedri Hamzën.
“Nuk ka të bëjë me koalicion ne përkundrazi mendojmë që Kosovës i vyen një qeveri e re, një kryeministër i ri, i vyen Bedri Hamza kryeministër dhe mendoj që Kosovës u duhen zgjedhje është në interes të qytetarëve. Si Parti Demokratike jemi gati tani për atë arsye edhe kemi pranuar data të zgjedhjeve por nuk po shihet që janë gati partitë tjera përfshirë edhe mazhorancën”, theksoi Beqa.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...