Lajme

Beqa godet VV-në: UÇK-së veç zërin ia keni dëgjuar, shpejt do t’iu vije fundi

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 15 August 2017

Kanë vazhduar edhe sot reagimet për deklaratën e deputetit Frashër Krasniqi në drejtim të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka quajtur të mjerë krerët e VV-së, për të cilët thotë se veç zërin ia kanë dëgjuar luftës, ndërsa rrëfimet për UÇK-në, ai ka thënë se i kanë marrë nga udhëheqësi siç është shprehur ai i bandës së tyre kriminale, Albin Kurti.

“Mollotoviq dhe ti terroristi i vogël i tij, për UÇK-në ju vetëm mund të vazhdoni të shpifni e ta urreni, por sa e doni ju atë dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare, e dinë të gjithë qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Beqa në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.

-Advertisement-

Tutje në reagimin e Beqës thuhet se gjuha e urrejtjes ndaj luftetarëve të lirisë nuk e njollos asnjëherë luftën çlirimtare.

“Ndërsa ju dy kryebanditët që keni orkestruar sulmet ndaj institucioneve shtetërore të krijuara me mund e gjak të luftëtarëve të lirisë, së shpejti do t’ju vijë fundi”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i Beqës:

Dardan Mollotoviqi dhe terroristi Frashër Krasniqi, kjo dyshe që kanë udhëhequr sulmet terroriste ndaj institucioneve të shtetit, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës (shumica nga ta ish-pjesëtarë të UÇK-së), kanë marrë guximin të njollosin luftën çlirimtare dhe ëmblemën e UÇK-së.

Të mjerët veç zanin ia kanë dëgjuar luftës, ndërsa rrëfimet për UÇK-në i kanë marrë nga udhëheqësi i bandës së tyre kriminale, Albin Kurti, i cili kur ka qenë koha për të luftuar, e ka refuzuar uniformën e UÇK-së dhe ka ikur.

Mollotoviq dhe ti terroristi i vogël i tij, për UÇK-në ju vetëm mund të vazhdoni të shpifni e ta urreni, por sa e doni ju atë dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare, e dinë të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Gjuha juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve të lirisë nuk e njollos asnjëherë luftën çlirimtare, ndërsa ju dy kryebanditët që keni orkestruar sulmet ndaj institucioneve shtetërore të krijuara me mund e gjak të luftëtarëve të lirisë, së shpejti do t’ju vijë fundi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera