Benzemasë i soset durimi. Sulmon Deschamps dhe Valbuena

Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 17 May 2017
Karim Benzema nuk përfshihet prej kohësh në përfaqësuesen franceze dhe shkak është “çështja Valbuena”, me sulmuesin e Realit të Madridit që dyshohet si bashkëpunëtor në shantazhin ndaj mesfushorit të Lyonit.
Një situatë që nuk po kapërdihet nga Benzema, i cili u hodh në kundërsulm duke kritikuar si Valbuenën, ashtu edhe vet Didier Deschamps.
“Valbuena do të bëjë mirë që të ndalojë së thëni gënjeshtra, se po më çmendin”, tha Benzema në një intervistë për të përditshmen franceze “L’Equipe”.
“Ndërsa Deschamps po shfaqet si një person jo koherent, por arrij të kuptoj mënyrën e tij të të vepruarit. Rruga më e lehtë për t’u marrë, duke parë edhe sesi më kanë trajtuar, është që të heq dorë nga gjithçka, por një sjellje e tillë nuk është në karakterin tim”, shtoi ai.
Më pas, Benzema foli për finalen e Champions League, ku Reali i Madridit do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar.
“Është diçka e pabesueshme që po luajmë një tjetër finale të Championsit. Kam luajtur 4 gjysmëfinale në 7 sezone me këtë fanellë dhe gjithnjë jemi shfaqur në nivelet më të larta. Kjo që po përjetoj këtu te Reali i Madridit është ende një ëndërr për mua”, tha Benzema.

Të tjera
-
Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin p...
-
Shkaktari i zjarrit në IML dyshohet se ishte defekti në instalimin elektrik, flet edhe Prokuroria
Defekti në instalimin elektrik po dyshohet se ka qenë shkaktari i zjarrit që ...
-
Guvernatori i BQK-së: Sektori bankar nga viti 2018 ka rritje të aseteve për 2.6 miliardë euro
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në përfundim të mand...
-
Diaspora i dërgoi 1.22 miliardë euro në Kosovë në vitin 2022
Instituti GAP ka njoftuar se dërgesat e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2022,...
-
Qeveria sfidoi vendimin e Kushtetueses, KDI: Haxhiu ndërhyu në pavarësinë e sistemit gjyqësor
Instituti Demokratik i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të mos i sfid...
-
Sulmi ndaj Top Channel që la të vdekur rojën – Policia shoqëron disa person në stacion
Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të ken...
-
Munishi paralajmëron denoncimin e disa rasteve të rënda: “Kanë bërë kerre, banesa – unë me kredi”
Ish-trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka thënë sot se është dëmtuar në va...
-
Vendosja e pengesave me drunj e gozhda afër pikës kufitare në Bërnjak – deklarohet Prokuroria
Disa pengesa me drunj dhe një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben p...
-
Abazoviq: Do të doja që Mali i Zi të ishte nikoqir nëse do të ketë negociata të tjera mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se Mali i Zi është i gat...
-
Suedia ofron mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, priti të hënën në takim ambasador...
-
Hill: Marrëveshja e Brukselit është për Kosovën dhe s’ka të bëjë me çështjen e pakicës shqiptare në Serbi
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë sot në Bujanoc se ...
-
Gratë shkollohen, burrat punësohen
Në sistemin universitar të Kosovës studentet – vajza dhe gra – përbëjnë numri...