Sport

Benzema tregon pse po qëndron në Real Madrid (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 15 September 2017

Karim Benzema është një nga lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e Zinedine Zidane

Sulmuesi francez, Karim Benzema ka thënë se ai është startues në Real Madrid dhe nuk ka asnjë arsye pse duhet larguar.

Benzema është pranë vazhdimit të kontratës me Real Madridin, e cila do ta mbante lojtarin në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021.

-Advertisement-

“9 vite në Real? Është klubi më i madh në botë dhe për mua është nder dhe krenari. Pritjet janë shumë të mëdha dhe çdo vit ju duhet të luani në nivelin më të lartë”, tha Benzema për beIN Sports France.

“të largoheni ose të pensionoheni në Real? Nëse ju jeni startues, atëherë nuk keni asnjë nevojë të shkoni diku tjetër”.

Benzema në Real Madrid është transferuar në vitin 2009 nga Lyon për 35 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera