Sport

“Benzema ishte gati, Franca e përzuri”/ Shokut i ngushtë i yllit madrilen zbulon prapaskenën e bujshme

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 27 December 2022

Karim Djaziri, ish-agjenti dhe shok i ngushtë i Karim Benzema ka hedhur bombën në një intervistë të dhënë në mbrëmjen e djeshme. Ai shprehet se fituesi i “Topit të Artë” nuk kishte një dëmtim aq serioz sa u shit nga kombëtarja e Francës.

Sipas Djazirit, Benzema ka luajtur 30 minuta në një miqësore të Real Madridit vetëm pak ditë pas dëmtimit. Ai shton se është konsultuar me tre mjekë specialistë, të cilët i kanë treguar se Benzema do të ishte i gatshëm të luante menjëherë pas fazës së grupeve.

“Një javë pas lëndimit të tij, Benzema po stërvitej në Madrid dhe disa ditë më vonë, luajti 30 minuta në një miqësore. Por për stafin mjekësor dhe teknik të Francës ai nuk ishte gati. Vazhdoni të gënjeni, por e vërteta po vjen.

-Advertisement-

Jam konsultuar me tre mjekë specialistë dhe më kanë sqaruar se Benzema mund të ishte i gatshëm në raundin e të 16-ave të Botërorit, të paktën për të luajtur nga stoli”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera