Sport

Benzema drejt Arabisë Saudite, gati firma me kundërshtarët e Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 01 Qershor 2023

Lajme të bujshme vijnë nga Spanja, nga ku raportohet se sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është një hap larg transferimit në Arabinë Saudite, te klubi i Al Ittihad.

Marrëveshja, raportohet se është pothuajse e mbyllur dhe francezi do të marrë një pagë prej 100 milionë euro në vit nëse do të bashkohet me kundërshtarët e Cristiano Ronaldos, njëkohësisht kampionët e këtij sezoni në Arabinë Saudite.

Kontrata e Benzema me Realin përfundon më 30 qershor, gjë që e bën sulmuesin të largohet nga madrilenët me parametra zero pas 14 vitesh

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy