Real Madridi po vazhdon të përgatitet për sezonin 2018/19 ku sot zhvilloi seancën e rradhës stërvitore dhe siç duket Karim Benzema tashmë duket të jetë në një formë të mirë.

Sulmuesi francez nuk ishte pjesë e skuadrës së Deschamps në Kupën e Botës, kështu që është stërvitur me Los Blancos që nga dita e parë e parasezonit dhe sot ai ka treguar aftësitë e tij të shkëlqyera në dy raste.

Të dy të rinjtë, Alvaro Tejero dhe Franchu u mposhtën nga Benzema në dy raste të ndryshme përkatësisht gjatë seancës, me qendër-sulmuesin që shënonte ose krijonte raste për bashkëlojtarët gjatë një mini-ndeshje.

-Advertisement-

Për më shumë, ju ftojmë t’i ndiqni pamjet e më poshtme: