Sport

Benzema bëhet lojtari i dytë në histori të Realit që shënon hat-trick në Camp Nou

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 06 April 2023

arim Benzema është bërë vetëm lojtari i dytë i Real Madridit, pas Ferenc Puskas më 1963, që shënon hat-trick në kundër Barcelonës në Camp Nou.

Benzema po ashtu u bë vetëm lojtari i 11-të në histori që regjistron një hat-trick kundër Barçës në shtëpinë e tyre ikonike.

Sulmuesi francez, i cili është mbajtësi aktual i çmimit prestigjioz të Topit të Artë, ishte në performancën e tij të shkëlqyer kundër Barcelonës mbrëmë, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

-Advertisement-

Vinicius Junior hapi rezultatin për Realin kundër Barçës. Ndërkohë, Benzema 35-vjeçar mori nën kontroll serinë e golave në pjesën e dytë, kur shënoi në minutën e 50-të, 58-të dhe 81-të.

Hat-tricku i Puskas për Realin në Camp Nou u regjistrua më 27 janar 1963, shkruan Goal.

Benzema tani ka 348 gola në total për Los Blancos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera