Shëndetësi

Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 03 April 2024

Në epokën e sotme digjitale, shëndeti i syve është në rrezik, duke çuar në rritjen e problemeve me shikimin. Ushtrimet që mund t’i bëni kohë pas kohe ndikojnë për të pasur sy të shëndetshëm. Në fund, bëni përpjekje të flini aq sa duhet

Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon jashtëzakonisht shumë për ta mirëmbajtur shikimin e mirë.Më poshtë janë disa ushtrime të syve, të cilat nuk do t’ju marrin shumë kohë, e gjithashtu janë shumë të lehta për t’u bërë:

– Mbyllni sytë për dy minuta – ky ushtrim ndihmon për rregullimin e qarkullimit të gjakut brenda syve.

-Advertisement-

– Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.– Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë.

– Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera