Sport

Benfica trukoi ndeshjen e fundit për të hyrë në Champions? Nisin hetimet

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 23 February 2023

Benfica në qëndër të një skandali për manipulimin e ndeshjes së fundit të sezonit 2017/18 për të siguruar vendin e dytë dhe si pasojë edhe kualifikimin në UEFA Champions League.

Prokuroria ka nisur një hetim që lidhet me ndeshjen kundër Moreirenses të fituar 1-0 që i siguroi skuadrës së “shqiponjave” edhe vendin e dytë në sezonin kur ekipi drejtohej nga Rui Vitoria.

Në atë sfidë vendimtare, goli i fitores u shënua nga pika e bardhë e penalltisë. Benfica deri në atë moment ishte me pikë të barabarta me Sportingun e Lisbonës ndërsa në pjesën e dytë kundër Moreirenses, penalltinë e shkaktoi Alfa Semedo që një vit më vonë u ble pikërisht nga Benfica për 2.5 milionë.

-Advertisement-

Kjo ka bërë që hetuesit të nisin një hetim pasi kualifikimi në Champions i siguroi ekipit të “shqiponjave” 43 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera