Benatia në Katar, një çështje fetare, apo paràsh!
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 06 February 2019
Një karrierë e ndërtuar në Francë, debutimi me Marseillen më 2005-ën, pas disa përvojash në huazim me skuadra të nivelit të dytë, erdhi mundësia e madhe tek Udiense. Mehdi Benatia nga ai çast nisi të ngjiste shkallët dhe nga bardhezinjtë kaloi tek Roma, më tej te Bayern Munich e së fundmi Juventus.
Disa trofe të fituar në Bundesligë dhe Serinë A, por në moshën 31-vjeçare vendosi të largohej nga vitrina më e madhe e futbollit, Europa për t’u transferuar në Katar tek Al Duhail. Mendimi i parë që të vjen në mendje është se e ka bërë për “malin me para” që ofrojnë klubet e sheikëve, por arsyeja është tjetër dhe është vetë marokeni ai që shpjegon se përse zgjodhi Al Duhailin.
“Negociatat kërkuan shumë kohë, kam luajtur në klube të mëdha si Roma, Bayern e Juve, kam fituar shumë por tani objektivi im është tjetër. Mendoj se të gjithë duhet të respektojnë zgjedhjen time sepse ishte më e drejta për familjen time. Dua që fëmijët e mi të rriten në një ambjent ku mbizotëron feja islame”.
Mbrojtësi nuk mund ta harrojë kaq shpejt Juventusin dhe ka një urim për yllin e skuadrës Ronaldo dhe ish klubin e tij.
“Ju e dini se në Torino kam lënë shumë miq, Ronaldo kishte ditlindjen dhe dua ta uroj, gjithashtu i them se mund të luajë pa problem deri 40- vjeç dhe diçka të fundit e dua Juven në finalen e Championsit.”
Mehdi Benatia është lindur dhe rritur në Francë, pasi u aktivizua me përfaqësueset e moshave të Francës zgjodhi kombëtaren e Marokut ku ka koleksionuar deri më tani 55 ndeshje.
Të tjera
-
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajtim mjekësor në QKUK
Të pakën 22 persona kanë mbetur të lënduar pasi një autobus ka përfunduar jas...
-
Haradinaj rrëfen momente të vështira nga Haga: Thaçin nuk e kam pa kurrë ashtu, ju tha gjithçka
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer momentet e vështira...
-
Memli Krasniqi do të udhëheqë shtabin zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë pers...
-
Kelmendi e quan Muratin ‘ministër lazadran’: Poshtërsia s’paska kufinj, ky popull s’e duron talljen dhe fyerjen e dinjitetit
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas postimit të ministrit Hekuran Murat...
-
Reagon Lista Srpska: KQZ të veprojë sipas vendimit të PZAP për të na certifikuar
Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë ...
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...