Rozë

Bella Thorne thotë se Scott Disick pi shumë alkool

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 15 June 2017

Festat e shumta të Scott Disick duket se janë diçka që Bella Thorne nuk mund t’i përballojë.

“Scott është me të vërtetë i bukur, i ëmbël, simpatik. Unë nuk pi, dhe ai me të vërtetë pi shumë”, ka thënë 19 vjeçarja për Complex UK, transmeton Klan Kosova.

Thorne thotë se ishte në Kanë me Disick një ditë e gjysmë para se ajo të vendosej që gjithçka kishte përfunduar.

-Advertisement-

“Dua të argëtohem, edhe unë dua të vallëzoj por nuk dua të festojë deri në atë masë. Unë thjesht e kuptova se kjo nuk është mënyra se si unë dua të jetoj jetën time”, ka thënë tutje ajo, transmeton Klan Kosova.

Paparacët kanë kapur disa momente, ku shihet në një moment që Disick kishte kapur gjoksin e saj.

Thorne ka insistuar se fotografitë e dala në mediat rozë dhe e vërteta janë shumë më ndryshe.

“Të them të vërtetën, thithka ime doli jashtë nga bikinet dhe Scott u mundua të më rregullonte bikinet, dhe kështu dukej se ai më kishte kapur gjoksin”, ka sqaruar aktorja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera