Rozë

Belinda zbulon shumën që merr për një postim në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 13 November 2020

Modelja seksi, Belinda Dragoti ka treguar se Instagrami është një mënyrë e mirë për të nxjerrë fitime me produktet promocionale.

E pyetur nga gazetarja Mirela Milori sesa mund të paguhet për një produkt ajo ka zbuluar se shuma më e madhe që ka marrë vetëm për një postim në “Instagram”, ka qenë 1500 euro.

“Më tepër vlerësohet se sa aktive është audienca dhe sa impakt ke ti në përzgjedhjen e bizneseve që selekton për të bashkëpunuar, sa tek numri. Shumica sot blejnë, unë nuk kam blerë kurrë folloëers, por di që vajzat dhe meshkujt që bashkëveprojnë në Instagramin tim, janë shumë aktivë me diçka që unë i promovoj sepse kanë disi besim tek ajo që unë i sugjeroj. Promocioni më i shtrenjtë që kam bërë në Instagram ka qenë 1500 euro.

-Advertisement-

Është postim Instagrami dhe ky mund të jetë më i shtrenjti që ka një staf profesional nga mbrapa, është video që mund të përdoret nga të gjitha rrjetet sociale të biznesit, por promovimi bëhet fillimisht në profilin tim.Unë nuk e përkufizoj veten vetëm nga numri i folloëers-ave sepse po ta kisha aq të rëndësishëm, tani do kisha bërë disa gjëra më shumë për t’i rritur, por e kam diçka, dua folloëers bio, aktivë dhe që atij biznesi që bashkëpunon me mua, unë t’ja kthej investimin që ka bërë tek unë 2-3 fish”, u shpreh Belinda.Kujtojmë që ky fakt nuk i ka habitur fansat, pasi ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke u kthyer edhe në një influencuese të vërtetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera