Sport

Belgjika – Kosova, është mbyllur më këtë rezultat

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 12 February 2019

Kombëtarja U16 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut në Dubai, duke u mundur nga Belgjika, me rezultat 0:3.

Djelmoshat tanë patën një paraqitje të mirë në pjesën e parë dhe u rezistuan mjaft mirë sulmeve të belgëve deri në minutën e 63-të, kur Bosau Nketa Orphe e zhbllokoi rezultatin. Ky gol shkaktoi zhgënjim tek ekipi i drejtuar nga Besnik Kollari dhe si rrjedhojë e shpërqendrimit vetëm pas dy minutash belgët realizuan edhe golin e dytë, kësaj radhe nëpërmjet Dassy Dylan.

Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi  Mitsindo Yves në minutën e 89-të. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kombëtarja jonë U16 do ta zhvillojë të enjten kundër Republikës së Çekisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera