Lajme

Bekim Jashari viziton familjen e Hysni Gucatit, ja çfarë thotë për dënimin e tij

Autori: Ermirë Berisha 21:38 | 23 May 2022

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar familjen e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK) Hysni Gucatit, shkruan Gazeta inFokus.
Jashari përmes një postimi në Facebook, shkroi se ish-krerët e UQK-së janë dënuar padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Me vëllaun dhe dy djemtë e Hysniut shprehëm shqetësimin e përbashkët me vendimet e padrejta të kësaj gjykate duke shpresuar që drejtësia të thotë fjalën e fundit dhe Hysniu, Nasimi dhe të akuzuarit tjerë të kthehen në Kosovën për të cilën punuan e luftuan drejtë”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale, për publikimin e dokumenteve të Speciales./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera