Bekim Jashari tërhiqet nga politika, në letrën publike jep tri arsye
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 01 February 2023
Bekim Jashari njofton se zyrtarisht ka pushuar aktivitetin politik në Skenderaj
Përmes një letre publike, Bekim Hamëz Jashari ka njoftuar se duke kërkuar mirëkuptimin e secilit ka vendosur që nga sot edhe zyrtarisht ta pushojë aktivitetin politik në Skenderaj.
Ai ka treguar edhe arsyet e vendimit të tij.
Letra e plotë:
Të dashur qytetarë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës,
Duke kërkuar mirëkuptimin e secilit prej jush, ju njoftoj që kam vendosur që nga sot edhe zyrtarisht të pushoj aktivitetin tim politik në Skenderaj.
Këtë vendim e kam marrë në koordinim të plotë me familjen time, për disa arsye:
E para, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur pretendime për të marrë pozita politike dhe pushtet por njëkohësisht nuk i kam ikur dhe nuk do t’iu iku asnjëherë përgjegjësive për t’i shërbyer vendit, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë;
E dyta, pas përfundimit të mandatit tim të parë si kryetar i Skenderajt, i hyra gares edhe për një mandat, duke prezantuar projektet e realizuara dhe programin qeverisës për mandatin e dytë. Këtë e kam bërë në formën më demokratike, në emër të gares fer dhe respektim të ligjit për çka edhe kemi punuar e luftuar me shekuj.
Nuk e kisha besuar që individ të caktuar do të degradonin gjithçka, duke shpifur, shantazhuar, blerë e manipuluar vullnetin qytetar, vetëm e vetëm për të përfituar pushtet dhe ndikim të pamerituar.
Pavarësisht gjithë asaj lufte, ishin rreth 10,000 votues që qëndruan të palëkundur dhe para tyre do të jem gjithmonë mirënjohës dhe falënderues;
E treta, në këtë situatë aspak të favorshme në të cilën gjendemi si shtet duke u nisur nga formimi i asociacionit, inflacioni, varfëria, papunësia, migrimi i të rinjve e sfida tjera, mbetet imediate nevoja për t’u unifikuar si spekter politik, për të përmbyllur procese e për të zhvilluar shtetin tonë;
E katërta, në këto rrethana se si zhvillohet politika te ne, si organizohen grupe të caktuara partiake dhe të interesit, duke përvetësuar çdo mjet propagandues, duke shkatërruar e manipuluar gjithçka vetëm për të arritur interesa grupore e individuale, prania ime në politikë, në këtë momentum të tillë nuk mund të vazhdojë.
Të dashur bashkëkombas, gjithë angazhimin tim për qytetarët e Skenderajt e kam bërë vetëm për një qëllim, t’i shërbej në paqe sikur i shërbyen të rënët në luftë dhe për këtë do të krenohem unë edhe çdo mbështetës e votues i imi deri në vdekje.
Opozitën konstruktive në Skenderaj do të vazhdojnë të bëjnë asambleistët e listës së pavarur “Ideal”, së bashku me ish bartesin e listes, Nuredin Lushtaku si udhëheqës i përkohshëm, deri në zgjedhjen e strukturave drejtuese në muajt në vazhdim, duke i dhënë hapësirë secilit qytetar që mendon ndryshe dhe e sheh të domosdoshëm ndryshimin në Skenderaj.
Në fund më lejoni që të falënderoj secilin mbështetës dhe bashkëpunëtor nga Skenderaj dhe çdo shqiptar që asnjëherë nuk ndalen së nderuari e respektuari mua dhe familjen time.
Mirëupafshim!
Të tjera
-
Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor
Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arr...
-
Kurti takohet sot me ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit pë...
-
Osmani sot e pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim ...
-
Ngjarjet e datës 20 maj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ...
-
Takimet e Osmanit e Kurtit me nënsekretaren Allen, çka njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje n...
-
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje, që d...
-
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë kontingjentin e 41-të të usht...
-
Gjenden helikopteri i djegur, presidenti dhe ministri i Jashtëm i Iranit humbin jetën! Detajet
Asnjë të mbijetuar nuk u gjet në vendin e rrëzimit të helikopterit që mbante ...
-
Parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se moti në vend për pes...
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...