Lajme

Bekim Jashari me motrën dhe djalin bëjnë homazhe në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 22 January 2021

Sot është shënuar 23 vjetori i sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, bashkë me motrën Besartën dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, asamblistë, zyrtarë komunal e qytetarë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, njofton Klan Kosova.

“Sot, për nderë të përvjetorit të 23-të të triumfit të familjes Jashari mbi sulmin e dytë të forcave serbe bashkë me motrën Besartën dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, asambleistë, zyrtar komunal e qytetarë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bëmë homazhe në shenjë nderimi për luftën heroike të familjes Jashari.

-Advertisement-

Disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që Liria po vjen.

Jemi përherë krenarë e mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit.

Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi!”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera