Lajme

Bekim Jashari flet pas emërimit të Bashkim Jasharit në krye të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 30 November 2021

Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pasi Bashkim Jashari, nga familja e tij është emëruar komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Jashari ka shkruar se ai si në luftë që ka luftuar përkrahë Adem Jashari edhe në paqe po kotribon në fuqizimin e ushtrisë.

“Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar”, ka thënë Jashari.

-Advertisement-

Ai madje është emocionuar në statusin e tij duke thënë se do të dontë që Adem Jasahri të ishte gjallë për të parë se si Bashkim Jasahri po udhëheq ushtrinë e shtetit.

“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime Komandant Bashkim Jashari”, ka përfunduar ai.

Para disa minutave presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka emëruar atë në postin e komandantit së bashke mu kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Derisa është konfirmuar edhe dorëheqja e komandantit të deritashme, Rrahman Rama./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera