Lajme

Bekim Haxhiu: Skandali mafioz energjetik i Martin Berishajt, krim ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 23 February 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria po vazhdon ta mbrojë ambasadorin Martin Berishaj, pavarësisht skandalit siç e quajti ‘’mafioz energjetik’’ dhe ‘’krim ndërkombëtar’’.

Haxhiu u shpreh se kjo vepër e ambasadorit Berishaj, duhet të hetohet më tutje dhe jo vetëm nga organet vendore.

”Skandali mafioz energjetik i Martin Berishës që transferon para kesh nën petkun diplomatik, është krim ndërkombëtar dhe këtë duhet ta hetojnë jo vetëm organet vendore por edhe më tutje”, tha ai.

-Advertisement-

Teksa qe edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ajo e cila s’i kurseu akuzat ndaj Vetëvendsojes lidhur me këto pretendime ndaj ambasadorit Martin Berishaj.

”Asnjëri prej juve nuk ketë në gjendje të thonë se nuk po hetohet nga prokuroria. Zotëria po hetohet, po hetohet për shpëlarje të parasë, evazion fiskal dhe besoj që shumë shpejt, meqë ka bërë deklarim të rrejshëm edhe për deklarim të rrejshëm në Kuvendin e Kosovës, do të hetohet edhe për deklarim të rrejshëm, andaj sa herë të flisni për energjinë na del fotografia e Martin Berishajt”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera