Lajme

Bekim Haxhiu propozon Bekim Jasharin për udhëheqës të dialogut me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 30 July 2018

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka propozuar që udhëheqës i dialogut me Serbinë të jetë, Bekim Jashari, djali i heroit Hamzës Jashari, shkruan gazeta inFokus

“Unë propozoj një emër për udhëheqës të bisedimeve me Serbinë, unë propozoj Bekim Jasharin, djalin e heroit kombëtar, Hamëz Jashari”, ka thënë Haxhiu.

Ai gjithashtu tha  thënë se Jashari do të jetë përfaqësoi të gjithë partive politike në vend.

-Advertisement-

“E propozoj për udhëheqës të ekipit te unitetit ku do të jenë të përfaqësues të gjitha partitë parlamentare pozitë dhe opozitë, presidenti, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.

Lexo edhe: Andin Hoti- Thaçit e Haradinajt: Dua ta di ku e kam babin

Haxhiu duke lartësuar veprën e familjes Jashari ka thënë se na ka bashkuar në ditët më të vështira.

“E propozoj Jasharin sepse familja Jashari na ka bashkuar në ditët më të vështira, na ka treguar rrugën e drejtë edhe sot kemi nevojë për një udhëheqës të pavarur që na unifikon të gjithëve”, ka thënë Haxhiu.

Ai në fund të fjalimit të tij e ka ftuar opozitën të dëshmojnë se nuk janë vetëm kundërshtues por edhe bashkëpunues në proceset që Haxhiu i ka quajtur të rëndësishme për vendin./inFokus

Lexo edhe: Haradinaj-opozitës: Mos u fshiheni në bira të minit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera