Lajme

Bekim Haxhiu për Kurtin: Ndjej keqardhje për nivelin e paraqitjes së kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 23 June 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, i cili njëherit është edhe propozuesi i Projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, ka thënë se ky projektligj është kërkesë e qytetarëve të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në seancë ku u diskutua për këtë projektligj, Haxhiu tha se po kërkojnë nga qeveria unitet në mënyrë që kriza të kalohet më shpejt nga qytetarët.

Gjithashtu, ai tha se ndjen keqardhje për nivelin e paraqitjes së kryeministrit.

-Advertisement-

“Ky projektligj është kërkesë e qytetarëve, nuk është personal, as kundër jush kryeministër, as individualisht as politikisht, është kërkesë e qytetarëve. Ndjej keqardhje për nivelin e paraqitjes së kryeministrit. Ne po kërkojmë që të kemi unitet të veprimeve me qëllim që me kalua këtë krizë qytetare sa më lehtë”, ka thënë deputeti i PDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera