Lajme

Bekë Berisha tregon se çka do të ndodhë në seancën për votimin e qeverisë Hoti

Autori: H. Smajli 10:33 | 03 June 2020

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se sot do t’i japin përgjigjen e fundit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Berisha në një prononcim për gazetën inFokus ka thënë se sot do të formohet qeveria e re me kryeministër, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas tij kjo qeveri ka votat e mjaftueshme, dhe Berisha ka thënë se do ta votojë këtë qeveri.

-Advertisement-

“Tash e kemi seancën dhe besoj që do të kryhet sot. Qeveria Hoti i ka votat dhe sot do t’i japim përgjigjen e fundit Albinit. Sot do të formohet qeveria e re dhe unë do ta votoj atë”, ka thënë ai për inFokus.

Kujtojmë se AAK-ja është partneri bashkë qeverisës  i qeverisë e cila do të votohet sot me fillim nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës dhe po ashtu partner tjetër është edhe Nisma e Fatmir Limajt.

Qeveria Kurti u rrëzua me shumicën e votave nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga mocioni i votëbesimit që u iniciua pikërisht nga LDK-ja, partneri në qeverisje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera