Lajme

Bejta: Do të punojmë për një zgjidhje politike afatgjate për shqiptarët e Luginës

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 26 September 2019

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Fiknete Bejta, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Fushë Kosovë.

Bejta deklaroi se koalicioni në të cilin garon po merr përkrahje të fuqishme.

“Në takim me qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Fushë Kosovë. Përkrahje e fuqishme po i jepet koalicionit AAK-PSD që në ditën e parë të fushatës dhjetëditore, që përfundon me fitoren tonë në 6 tetor”, tha ajo.

-Advertisement-

Duke u ndalur tek zotimet, Bejta që garon me numrin 54 në listën për deputetë të AAK-PSD, tha se qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj do të kujdeset edhe për shqiptarët në Luginë.

Ajo theksoi se do të punojmë për një zgjidhje politike afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët e Luginës.

“Qeveria jonë do të jetë e përkushtuar për të gjithë shqiptarët, edhe ata të Luginës. Nuk do t’i gënjejmë me premtime boshe, sikurse ka ndodhur muajve e viteve të fundit. Ne do të punojmë për një zgjidhje politike afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët e Luginës”, përfundoi Bejta

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera