Sport

Bëhuni gati për biletat Kosovë-Angli, sot dalin në shitje

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 12 November 2019

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e rëndësishme në kuadër në kualifikimeve për Euro 2020.

Kosova me 17 nëntor e zhvillon ndeshjen e fundit duke e pritur ne “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Anglisë, shkruan Periskopi

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të martën do të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje.

-Advertisement-

Biletat edhe kësaj here do të shiten online përmes faqes “Tiks.app”, nga ora 16:00.

Një person mundet t’i blejë vetëm dy bileta.

Çmimet e biletave fillojnë nga 5 euro në Veri dhe Jug, në Lindje do të kushtojnë 10 dhe 15 euro, në Perëndim 15 dhe 20 euro, ndërsa ato VIP, 80 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera