Sport

Behrami “thumbon” Petkoviqin

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 30 August 2018

“Keqkuptimet nuk kanë nevojë të shpjegohen. Kam ide të qarta dhe njerëzit e duhur rreth meje”, ka shkruar Behrami

Valon Behrami u largua me shumë bujë nga përfaqësuesja e Zvicrës. 33-vjeçari deklaroi se u përjashtua nga Vladimir Petkoviq për arsye politike dhe nuk e kishte merituar këtë tretman.

Më pas ishte trajneri boshnjak, i cili kërkoi falje, derisa gjithçka ishte një ‘keqkuptim’ dhe nuk ka dashur të ndodhë, ajo që faktikisht ndodhi, shkruan albinfo.ch.

-Advertisement-

Megjithatë, Behrami po dëshmon se është në formë përkundër 33 vjetëve, derisa së fundi është bërë kapiten te Udinese. Atë e lavdëroi pas ndeshjes trajneri Vasquez dhe tifozët, duke e përshkruar si një lider të vërtetë. Por, kujt ia kushtoi statusin në “Instagram” pas ndeshjes me Sampdorian. “Keqkuptimet nuk kanë nevojë të shpjegohen. Kam ide të qarta dhe njerëzit e duhur rreth meje”, ka shkruar Behrami. Statusi i tij duket i paqartë edhe pse mediat zvicerane e kanë shpjeguar se është ndaj trajnerit Petkoviq. Pavarësisht polemikave të fundit, Behrami është në top-formë, si gjithmonë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera