Sport

Behrami për festën me shqiponjë ndaj Serbisë: Ishte marrëzi, është futboll, jo politikë

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 04 Shtator 2022

Valon Behrami ka folur në një intervistë për Blick edhe në lidhje me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror të Rusisë në vitin 2018.

Xhaka e Shaqiri shënuan golat e fitores dhe festuan me shqiponjë, shkruan Gazeta Express.

Kurse, Behrami nuk e bëri të njëjtën gjë. Dhe, tani tregon edhe arsyet për këtë

-Advertisement-

“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”, tha Behrami për Blick.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy