Lajme

Behramaj pas bastisjeve të fundit: Specialja po provon t’i gjejë arsyet e dështimit të tyre nëpër shtëpitë tona

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 31 October 2023

Pas bastisjeve që u kryen nëpër shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Blerim Shalës dhe Artan Behramit si dhe ish shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, ka reagur ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Adil Behramaj.

“Stafi i zellshëm i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, po provon t’i gjejë arsyet e dështimit të tyre nëpër shtëpitë tona. Dje shkuan te Bashkimi e Blerimi, sot tek Artani”, tha ai.

“Të gjithë këta, para se të ishin këshilltarë të presidentit, janë njerëz të dëshmuar në jetën publike dhe institucionale të shtetndërtimit të Kosovës, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare.”

-Advertisement-

“Bastisja e sotme tek Artani është vazhdim i gjuetisë kundër fjalës së lirë dhe përpjekje për ta shurdhuar çdo zë kritik. Është vërtet e paprecedent kjo qasje. Është e pabesueshme sesi përndjekja po shihet si drejtësi nga kjo prokurori, e cila as që mërzitet për të drejtat e njeriut! Nëse sjellja e kësaj prokurorie është reflektim i vlerave perëndimore për drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, atëherë është tejet e dhimbshme ku qenkan katandisur këto vlera. Në të kundërtën, kjo sjellje nuk do të duhej të tolerohej as nga ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian në Kosovë!”, shkroi Behramaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera