Lajme

Behlul Beqaj ironizon me deklaratën e Ramush Haradinajt për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 12 October 2017

Njohësi i çështjeve politike në vend Behlul Beqaj, është shprehur pesimist sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Beqaj ka komentuar deklaratën e fundit të dhënë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka thënë që kosovarët nuk janë të pa shpresë sa i përket lëvizjes së lirë në vendet evropiane.

Ai e ka injoruar këtë deklaratë të kryeministrit, kështu dukë thënë se edhe analistët shpresojnë që të mos jetë hiq më Haradinaj në postin e kryeministrit.

-Advertisement-

“Edhe ne disa analistë mendojmë që Haradinaj nuk do të jetë për gjatë në postin e kryeministrit”, ka deklaruar Beqaj për Gazeta Blic.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme shefja e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ka thënë së kushtet e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën , mbeten të pandryshueshme.

Sipas saj, BE mbetet e vendosur që Kosova ka edhe dy kritere pa plotësuar sa i përket kësaj çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera