Lajme

Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në seancën e të shtunës

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 01 May 2020

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, do të jetë pjesë e seancës së ditës së shtunë në Kuvendin e Kosovës, e cila pritet ta ketë të vetmen pikë të rendit të ditës, votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Këtë e bëri të ditur për Klan Kosova, këshilltari i tij Jetlir Zyberaj.

Sipas tij askush nuk mund ta privojë Pacollin nga kjo e drejtë që i takon me Kushtetutë.

-Advertisement-

Zyberaj gjithashtu komentoi deklaratën e Pacollit, i cili tha se është ndjerë i frikësuar se mund të ketë akt terrorist ndaj aeroplanit të tij – gjë që sipas tij, ishte edhe arsyeja se pse ateroi fillimisht në Shqipëri.

Ai tha se deklarata e tij ishte e natyrshme pas presionit dhe diskursit që ka dominuar opinionin publik gjatë këtyre ditëve.

Deputeti Behgjet Pacolli pasi ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” shkoi në rezidencën e tij në Hajvali, ku po qëndron akoma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera