Sport

Behar Maliqi reagon në lidhje me kartonin e kuq

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 18 February 2018

Kapiteni i Feronikelit, Behar Maliqi, është ndëshkuar sot me kartonin e kuq në takimin ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, shkruan infokusi.

Maliqi në lidhje me këtë ka reaguar në profilin e tij në Fb duke e sqaruar këtë situat aspak të këndshme.

Ky është reagimi i plotë i Maliqit në Facebook.

-Advertisement-

“Pas ndeshjes së sotme Drita – Feronikeli, e pashë të arsyeshme të sqaroj sjelljet dhe reagimin tim gjatë ndeshjes. Fillimisht, dua t’i kërkoj falje Kryesisë së klubit, Shtabit teknikë, Tifozëve të Feronikelit – “Tigrave te zi”, të gjithë sportdashësve të futbollit Kosovar dhe sidomos bashkë lojtarëve të mi të cilët i lashë me 10-të lojtar, dhe isha fajtori kryesor për humbjen e ndeshjes së sotme

Në reportazhet e ndeshjes shihet reagimi im jo sportiv, mirëpo nuk shihen disa sekonda të mëparshme të ndeshjes ku pata goditje dhe provokime nga ana e kundërshtarit.

Gjithsesi pranoj se nuk ka justifikim që të sillem në atë mënyrë, dhe nuk duhet të më ndodh mua si një lojtar me eksperiencë. Këto sjellje nuk janë në karakterin tim dhe në kulturen time. Prandaj dua të shpreh keqardhjen time për reagimin në ndeshjen e sotme”, thuhet në reagimin e Maliqit. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera