Sport

Behar Maliqi: Është dashtë të jemi më lartë

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 02 November 2017

Feronikeli nga Drenasi paralajmëron se do të vazhdojnë me serinë e rezultateve të mira dhe gradualisht të ngjiten në pjesën e lartë të klasifikimit në elitën e futbollit.

Feronikeli tani për tani është në vend të gjashtë me 19 pikë apo ka shtatë me pak se lideri Llapi.

Diferenca e pikëve mes të parit dhe vendit të gjashtë, gjithsesi nuk është e madhe dhe kjo konfirmon më shumë se gjashtë skuadra janë në luftë të ashpër për titullin e kampionit të Kosovës.

-Advertisement-

Kryetrajneri Zekirija Ramadani punon me përkushtim në rritje të nivelit të lojës dhe të vazhdojnë me fitore pas asaj me rezultat 2:1 kundër Gjilanit.

Kapiteni Behar Maliqi, tha se në bazë të potencialit që kanë, pozita e tanishme nuk është reale. “Realisht nuk është pozita jonë, sepse në bazë të ekipit që kemi, u dashtë të jemi më lartë. Kemi filluar me iu kthyer rezultateve pozitive, besoj se do të vazhdojmë me serinën e fitoreve. Nëse vazhdojmë këtë seri, do të jemi më afër kreut të tabelës. Nuk e kemi pozitën reale, duke u bazuar në cilësinë e lojtarëve, në bazë të organizimit, kryesisë që janë shumë të rregullt, si me pagesë dhe me çdo gjë dhe shumë profesionale në çdo aspekt, po ashtu edhe shtabi teknik shumë profesional. Në çdo fillim apo fund të kampionatit skuadrat kalojnë në një krizë, por shpresoj se ne si kolektiv e kemi kaluar krizën e rezultateve”, tha Maliqi për gazetën “Bota sot”.

Në fundjavë Feronikeli do të ballafaqohet me Besën në Pejë dhe synojnë trepikëshin e radhës.

Besa është shumë e fuqishme si vendase, por pa marrë parasysh se me kë luajmë, është i fuqishëm apo i fundit në renditje, ne gjithmonë futemi për tri pikë. Në çdo ndeshje shkojmë për fitore dhe as për barazim e as për humbje”, tha kapiteni i Feronikelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera