Lajme

Begaj kujton viktimạt e sụlmit të 11 Shtatorit

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 11 September 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sulmet e përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, shefi i shtetit shqiptar, kujtoi viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan, njofton Klankosova.tv.

“Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit, 2001. Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA. Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan. Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit. Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji. Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë”, ka shkruar Begaj.

-Advertisement-

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth tre mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2 mijë e 752 persona, prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera