Begaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 08 May 2023
Presidenti Bajram Begaj ka pritur në një takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy A. Chorba.
Presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mirë në rajon, duke nënvizuar mbështetjen që Tirana zyrtare i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternativë për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre.
Ish-diplomatët e lartë amerikanë, po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës. Vizitat po zhvillohen në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Të tjera
-
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërri...
-
Samiti për Planin e Rritjes, komisionerja e BE-së mbërrin në Maqedoninë e Veriut
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për takimi...
-
Zgjedhjet komunale, subjektet politike mund ta paraqesin aplikimin edhe online
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
“Pas vjeshtës të gjejë punë tjetër”, reagimet nga LDK-ja pas deklaratës së Kurtit për Ramën
Vendosja e një gurthemeli të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, paradite...
-
Shoqëria Civile e revoltuar me bllokadën në Kuvend: Dehari instrument i bllokadës, Gjykata ishte e qartë
Mbi 50 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar me shqetësim të ...
-
68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publ...
-
Nga 1 korriku edhe Policia e Kosovës patrullon në Shqipëri
Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë ...
-
Berisha e përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë...
-
Tre policët në Klinë arrestohen për dhunë ndaj një të dyshuari
Pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, Prokuroria Themelore në P...
-
Momenti kur policët keqtrajtojnë të dyshuarin gjatë arrestimit në Klinë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendim...
-
Ndalohet importi i gjedheve nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes së lëkurës, nga AUV thonë se në Kosovë nuk ka rrezik
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot ka vendosur masën e ndalës se pë...
-
Një variant i ri i Covid po përhapet në Evropë me simptomë të veçantë
Një variant i ri i Covid-19, i njohur si Stratus (më parë Xfg), po përhapet m...