Sport

Befason Trepça ’89, merr trajnerin portugez (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 17 October 2017

Trepça ’89 mund të bëhet me trajner portugez.

Në Mitrovicë prej ditësh ndodhet Jaime Monroy për t’u provuar nga zyrtarët e skuadrës kampione në fuqi të Vala Superligës nëse i njëjti mund ta drejtojë ekipin.

Trepça ’89 dje pësoi disfatë në ‘Riza Lushta’ nga Prishtina dhe duket që ajo humbje nuk do të “kapërdihet” nga kryesia e klubit dhe vendin e Sabit Osmanit mund ta zë pikërisht Monroy shkruan “Korneri.net”.

-Advertisement-

Po kush është ky trajner portugez, që deri sot ishte anonim për opionin e gjerë futbolldashës kosovarë?

Monroy është trajner portugez i lindur në Braga të Portugalisë, por banues në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Së fundi Monroy ishte trajner në kampionatin australian, saktësisht timonier i skuadrës Sydney Olimpic. A do të emërohet Monroy trajner i Trepçës ’89, kjo mbetet të shihet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera