Sport

Befason Strakosha, paralajmëron Milanin e super-përforcuar

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 28 August 2017
Nuk ka rëndësi kush luan, mjafton që Shqipëria të dal ëme 6 pikë nga fusha e lojës pas ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë.

Ky është mendimi i Thomas Strakoshës, i cili ka bërë të qartë për mediat italiane se për momentin, nuk ka rëndësi aktualisht se kush fiton duelin mes tij dhe Berishës për katërkëndorin kuqezi.

“Unë shpresoj që të fitoj me Shqipërinë time, pavarësisht se kush do të luajë në këto ndeshje dhe dëshiroj që të kthehem në Romë me 6 pikë të siguruara”, tha Strakosha, të cilin pas ndeshjeve me kuqezinjtë, e pret një duel ndaj një skuadre që vesh pikërisht ngjyrat kuqezi, Milani.

“Pas pauzës do të jetë ndeshja me Milanin, shpresojmë që të kemi edhe mbështetjen e publikut tonë. Ajo është një ndeshje e rëndësishme, kundërshtari është shumë i fortë, do të japim maksimumin, pasi na nevojiten tri pikët”, tha Strakosha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera