Sport

Befason Samir Sahiti pas ndeshjes me ‘Niklin’

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 18 September 2017

Dje Vëllaznimi priti Feronikelin në Gjakovë në kuadër të xhiros së pestë të VALA Superligës së Kosovës. Skuadra nga Drenasi arriti t’i rrëmbejë skuadrës së Munishit një pikë mjaft të vështirë në barazimin 0:0 në stadiumin e qytetit të Gjakovës.

Pas pesë xhirosh të zhvilluara Vëllaznimi ka grumbulluar gjithsej tetë pikë dhe zë vendin e pestë në tabelë, gjashtë pikë larg kryesuesit Llapit, ndërsa ‘Nikli’ pas pesë xhirove të zhvilluara ka dy fitore dhe tri barazime, pra gjithsej nëntë pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt me pikë të barabarta me Gjilanin, shkruan futbollikosovar.com

-Advertisement-

Përmes një postimi në facebook mbrojtësi i skuadrës së Vëllaznimit, Samir Sahiti tha se: “Sulmi i mirë fiton disa ndeshje, mbrojtja e mirë fiton kampionatin.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera