Sport

Befason Ronaldo: Do ta doja këtë ekip në finalen e Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 22 May 2018
“Finalet gjithmonë janë ndeshje speciale: do të preferoja Manchester United ta kisha përballë”.
Cristiano Ronaldo do të dëshironte Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, portugezi tha që Liverpool meriton respekt.

“Finalet gjithmonë janë ndeshje speciale: do të preferoja Manchester United ta kisha përballë. Por, Liverpool meriton respekt. Ne nuk do ti marrim ata si kundërshtarë të lehtë. Ata e merituan të jenë në finale”, deklaroi Ronaldo.

“Ata ma kujtojnë Madridin para tri apo katër viteve. Tre lojtarët e tyre në sulm janë shumë të shpejt dhe të talentuar…ata janë shumë të fuqishëm në sulm dhe i respektoj”.

-Advertisement-

“Por Madridi është një skuadër më e mirë. Ne duhet të luajmë në nivelin tonë, por duhet ta respektojmë edhe kundërshtarin”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera