Sport

Befason ish-lojtari i Interit: Bëj tifo për Juventusin

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 23 February 2019

Goran Pandev ishte një ndër protagonistët kryesorë të Interit të tripletës në vitin 2010.

Maqedonasi i cili është tani pjesë e Geonas, ka ndërhyrë duke folur mbi humbjen e Juventusit ndaj Atleticos së Madridit në ndeshjen e parë.

“Më erdhi shumë keq duke parë Juven që të humbë ndaj Atletikos dhe nuk e kuptoj arsyen e asaj paraqitjeje të dobët nga ana e tyre. Unë di të them se ky Juventus i sivjetshëm është një rul dhe mund të thyejë këdo, sepse kurrë më parë nuk kishte ndodhur që lufta për titull në Serinë A të mbyllej që në muajin shkurt. Prandaj, në ndeshjen e kthimit unë bëj tifozllëk që ata ta përmbysin Atletikon, edhe pse spanjollët janë realisht të fortë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera