Befason ambasadori shqiptar në Kinë, ja cfarë u thotë qytetarëve të rrezikuar nga virusi

Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 28 January 2020
Ambasadori shqiptar në Pekin, Selim Belortaja, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje familjarëve të personave që ndodhen në Kinë që t’u paguajnë biletat atyre, pasi ambasada nuk i mbulon dot këto shpeznime.
“I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë por të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriut të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë të paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë i Selim Belortaja:
Sot, për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi “më dëmprurës se sa vetë virusi”, si dhe besim!
U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (për komunikim prej nesh) dhe në vatrën e virusit Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk dëshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen.
Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përvec Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.
Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhetimesh dhe respektim të udhezimeve e rregullave.
Kemi vetëm nje studente në Wuhan të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim, sadoqë kjo kerkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok! 3 të tjerët, në dijeninë tonë janë larguar nga Ëuhani dhe kanë mbërritur ose po mbrrijnë në atdhe!
I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe të raportojnë gjendjen dhe adresën.
Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë por të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriut të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë të paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh.
Uroj dhe besoj fort në një shëndet të pacënuar të bashkëkombasve tanë dhe i uroj Kinës fitore të shpejtë të kësaj beteje!/ A2 CNN

Të tjera
-
Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i ...
-
S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetë...
-
Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia
Burime të sigurta të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se alarmi për bombë që e...
-
Nis vazhdimi i 42-të i seancës konstituive
Me deklarimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, ka nisur vazhdimi i 42-të...
-
Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bom*bë janë prirjet totalitare të LVV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se kërcënimi ...
-
Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bom*bë ishte i rrejshëm
Deputeti i PDK-së, Elmi Reqica, tha se ndjehet i sigurt për pjesëmarrje në se...
-
Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti
Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e...
-
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi kreun e VV-së, Albin Kurti, për bllok...
-
Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në mënyrë të hapur
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi për kryetar të Kuvendit du...
-
Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit
Deputeti Armend Zemaj sot para seancës për konstituimin e Kuvendit u shpreh s...
-
Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë procedurat për votim janë të q...
-
Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se nuk është e inform...