Lajme

Bedri Istrefi merr “Knockout” nga Ramush Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 29 January 2020

Qeveria në detyrë mbajti mbledhjen e saj të radhës këtë të mërkurë.

Këtu u shqyrtua edhe kërkesa e bordit të Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove, shkruan gazeta inFokus.

Arsye për këtë kërkesë ishte që paralajmërohej falimentimi i Telekomit të Kosovës.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, të martën publikoi edhe ekskluzivisht letrën e Istrefit drejtuar Haradinajt duke e paralajmëruar se janë në prag të falimentimit.

Mriëpo, këtu në mbledhje ndërhyri Lulëzim Rafuna, ministri në detyrë i Financave i cili kërkoi të shtyhet kjo për mbledhjen e radhës, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk mund të ndahen mjete për Telekomin e Kosovës pa miratim të buxhetit ose nga 1 e 12 e buxhetit 2019”, tha Rafuna.”/Gazeta iNFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera