Lajme

Bedri Hamza: Qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 12 September 2022

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” të t7 ka folur për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë.

Ai tha se “qytetarët janë varfëruar në masë të madhe”.

“Kur e shikojmë standardin e qytearëve të Kosovës, ne e dimë që qytetarët tonë janë të një shtresë ku pjesën më të madhe të shportës së konsumit e përbëjnë produktet dhe artikujt bazikë, që dmth qytetarët e Kosovës janë varfëruar në masë të madhe”, tha Hamza.

-Advertisement-

I pari i Mitrovicës tha se vlera e pagave është më e vogël.

“Qytetarët e Kosovës nominalisht i marrin të njëjtat paga, por realisht pagat e tyre kanë vlerë më të vogël. Ndoshta sot nuk mundesh me ble artikuj me 150 euro sa ke blerë para dy-tri vjetëve me 100 euro”, tha Hamza.

Ai tha se “tash po kërkohet një minimum i ruajtjes së vlerës reale të parasë”

Kujtojmë që sipas ASK-së, inflacioni vjetor në Kosovë deri në muajin gusht 2022, ka arritur në 13 për qind. Ndërsa, në krahasim me korrikun 2022, inflacioni në gusht u rrit për 0.2 për qind. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 13.0% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin gusht 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera