Lajme

Bedri Hamza jep një lajm të mirë për punëtorët

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 21 November 2024

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës.

Ai ka thënë se me reforma që forcojnë barazinë dhe përmirësojnë standardin jetësor, do t’i përgjigjet kërkesave të tregut dhe përmes Fondit të Papunësisë do të ofrojë mbështetje edhe për punëtorët që i humbin vendet e tyre të punës.

“Me mua kryeministër, asnjë qytetar, asnjë punëtor, në asnjë rrethanë, nuk do të lihet i vetmuar në përballje me problemet e përditshme të jetesës dhe nuk do të ndjehet i braktisur nga shteti i tij”, ka shkruar Hamza në Facebook.

-Advertisement-

“Çdo prodhues, çdo ndërmarrës, çdokush që krijon vende pune në Kosovë, qeverinë time do ta ketë partnere. Ne do të punojmë pareshtur në krijimin e mundësive për familjet, fuqizimin e bizneseve dhe përmirësimin e kushteve dhe pagave për secilin punëtor. Këtë ua thash edhe punëtorëve në OM Group në Ferizaj. Me reforma që forcojnë barazinë dhe përmirësojnë standardin jetësor, ne do t’i përgjigjemi kërkesave të tregut dhe përmes Fondit të Papunësisë do të ofrojmë mbështetje edhe për punëtorët që i humbin vendet e tyre të punës. Me mua kryeministër, asnjë qytetar, asnjë punëtor, në asnjë rrethanë, nuk do të lihet i vetmuar në përballje me problemet e përditshme të jetesës dhe nuk do të ndjehet i braktisur nga shteti i tij”, ka shkruar më tutje Hamza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera