Bedri Hamza: Do ta kemi një standard të ri në politikë, një qeveri që punon dhe e mban fjalën

Autori: Gazeta inFokus
19:20 | 30 January 2025
Bedri Hamza ka thënë se historia jonë është histori e përpjekjeve të vazhdueshme për një jetë ma të mirë.
“Filluam këtë rrugëtim me luftën çlirimtare të UÇK-së, me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, me themelimin e institucioneve nga Bajram Rexhepi, me shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e aleancave me Amerikën dhe Evropën. Ne ndërtuam autostrada, zhvilluam ekonominë, hapëm vende pune. Dhe tani është koha të vazhdojmë përpara sërish bashkë! Sot, sfidat janë të mëdha. Por, vendosmëria jonë është edhe më e madhe se sfidat. Me ju, jo vetëm që do ta çojmë amanetin në vend, por do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë. Një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, mirëqenie për prindërit tanë dhe paga të dinjitetshme për krejt qytetarët. Do ta gjallërojmë ekonominë dhe do ta forcojmë aleancën me SHBA-të dhe Evropën. Për ne, për çdo qytetar, për Kosovën, koha është tash!”, ka thënë Hamza.
Hamza gjithashtu i ka pyetur qytetarët nëse e dinë se çfarë do të ndodhë pas 9 shkurtit.
“Do ta kemi një standard të ri në politikë, një qeveri të re. Një qeveri që punon dhe që mban fjalën. Prandaj, qysh në muajt e parë të qeverisjes, do t’i rrisim pagat në sektorin publik për 50%. Pensionet bazë do të rriten për 70%. Kategoritë e dala nga lufta, jo vetëm që do të marrin pensione më të larta, por do të kenë të drejtën të punojnë edhe në sektorin privat. Këto rritje do ta forcojnë fuqinë blerëse dhe do ta çojnë përpara ekonominë tonë. Ne do ta reformojmë sistemin e tatimeve, do t’ia lehtësojmë barrën bizneseve dhe do të japim më shumë grante dhe subvencione. Ne do t’i hapim dyert për investitorët, duke sjellë miliarda euro investime në miniera, energji dhe industri. Mitrovica do të jetë epiqendra e këtij transformimi. Do ta ringjallim industrinë minerare dhe energjinë e ripërtërishme. Do të ndërtojmë infrastrukturë të re, rrugë moderne dhe një hekurudhë elektrike që lidh Mitrovicën me Prishtinën për 25 minuta dhe me Shkupin për vetëm një orë”, është shprehur Hamza.

Të tjera
-
Çitaku i reagon ashpër ministrit Maqedonci që kritikoi Evropën nga Tajvani: Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie!
Zyrtarja e lartë e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora ...
-
Arrestohen pesë persona në Pejë, dyshohet se po përgatitnin vrạsje
Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe...
-
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një ...
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë gjermanët me origjinë të huaj?
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02) rreth 6...
-
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin ...
-
Gazeta greke: Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë
Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 202...
-
Iu trefishuan votat, Hykmete Bajrami falënderon mbështetësit: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar vot...
-
Trump përplaset brenda Shtëpisë së Bardhë me guvernatoren demokrate të Maine, ajo ia kthen: Shihemi në gjyq
Presidenti Donald Trump u përplas me guvernatoren demokrate të Maine, Janet M...
-
KQZ nga e hëna hyn në javën e tretë të numërimit të votave, kritika që s’ishte e përgatitur sa duhet për procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e vota...
-
“E kam pa që shkollat publike kanë më shumë nevojë për mua.. Nuk kanë as letër të bardhë” Sala Jashari tregon se la punën për t’i hyrë garës për deputete në PDK
Sala Jashari, tashmë deputet e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët ...
-
Studimi: Pa SHBA’në, Europës në një konflikt potencial me Rusinë do t’i duheshin 350 mijë ushtarë shtesë
Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet ...
-
Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh
Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e...