Lajme

Bechtel – Enka mund ta dërgojë çështjen në arbitrazh

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 23 January 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka raportuar sot para komisionit për Zhvillim Ekonomik, Industri, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ku ka shpjeguar për mospërmbushjen e detyrimeve të Qeverisë ndaj kontraktorit “Bechtel&Enka;” për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lekaj ka paralajmëruar se në rast se nuk gjendet ndonjë ujdi, atëherë ekziston rreziku për një padi të re në Arbitrazh.Sipas tij, afati për përfundimin e kontratës ka qenë 20 janar 2018, mirëpo është kërkuar nga ish- ministri, Lutfi Zharku, që ky afat të zgjatet deri më 31 dhjetor 2018. Ai ka fajësuar qeverisjen e kaluar për mosmarrjen e një vendimi për shtyerjen e këtij afati, pasiqë sipas tij tani do të paguajë kosto shumë më të lartë.

“Zgjatja e afatit të kontratës është kërkuar nga Qeveria dhe është dakorduar edhe nga kontraktori por qeveria ish- qeveria asnjëherë nuk e ka materializuar këtë me një vendim, rrjedhimisht Ministria e Infrastrukturës për shkak të mosgatishmërisë së ish ministrit Zharku dhe të Qeverisë për të marr vendim për zgjatje të afatit të kontratës me një çmim prej 14.8 milionëve eurove tani duhet të bisedoj dhe të dakordohet me kontraktorin për një shumë, shumë më të lartë…. Në raste të mos dakordimit për këtë shtesë të zgjatjes së afatit të kantatës, Qeveria e Kosovës rrezikon që kjo çështje të përfundoj në arbitrazh ndërkombëtar”, tha Lekaj.

-Advertisement-

Lekaj ka treguar edhe shifrat të cilat i ka paguar Qeveria kësaj kompanie, duke thënë se tashmë është e qartë se nuk është përmbushur kontrata për pagesa.

“Është fakt i pamohueshëm se Qeveria e Kosovës nuk i ka bërë pagesat e nevojshme për shpenzimet e ndërtimit ndaj kontraktorit sipas planit të pagesë. Në vitin 2014-të është dashur të paguhen 70 milionë euro , janë paguar 55 milion e 468 mijë e 528 euro. Ose 21 përqind më pak se sa pagesat e planifikuara. Në vitin 2015-të është dashur të paguhen 220 milion, janë paguar 112 milion e 124 mijë e 859 euro. Në fillim të vitit janë alokuar nga kjo shumë vetëm 90 milionë euro ose 59 % më pak se sa është planifikuar. Në vitin 2016-të është dashur të paguhen 2015 milionë euro janë paguar 155 milionë e 978 euro. Në fillim të vitit janë alokuar vetëm 108 euro ose 42 % më pak se sa është planifikua. ….Në një situatë të tillë ministria e Infrastrukturës është në gjendje të vështirë për të mbrojtur qëndrimin e saj kundër pretendimeve të kontraktorit për këto arsye”, tha Lekaj,

Anëtarët e Komisionit Parlamentar, kërkuan që të ju sjellët një kopje fizike e kontratës në mënyrë që ata të dinë se çfarë kushte janë të parapara. Publikimin e kontratës e kërkoi së pari anëtarja e komisionit Mimoza Kusari-Lila.

“Kontrata për autostradën Arbër Xhaferi , e nënshkruar në korrik të vitit 2014-të nga koha kur kemi pasur një vakum institucional , duhet me theksua dhe e kemi të pamundura të trajtojmë në detaje ose të konfirmojmë kredibilitetin e raportit të dorëzuar nga ministria në mungesë të kontratës….. Unë në përmbyllje të kësaj pjesës së parë kërkoj nga ministria e Infrastrukturës , gjegjësit nga ju ministër që ta publikoni sa më parë kontratën që të dihen dëmet se ajo për çka po flasim ne është një ortek i borës i cili sa vjen e po rritet me kalimin e kohës dhe do të kemi probleme shumë serioze “, tha Kusari Lila

Por ministri Pal Lekaj tha se publikimi i kontratës së autostradës përbën shkelje, ndërsa ai nuk do ta nënshkruante sikur atëherë të ishte ministër.

“Është e vërtetet edhe për mua është e çuditshme pse është nënshkruar një kontratë e tillë ku thuhet që mund të trajtohet kontrata si private dhe nuk kemi të drejtë për të publikuar. Unë nuk e kamë nënshkruar këtë kontratë dhe mua më obligon ligji. Përpos një organi që është Gjykata që mund ta thotë vendimi dhe unë jam i obliguar që ta publikoj kontratë në bazë të vendimit të gjykatës Themelore…Unë nuk e di pse e kanë nënshkruar këtë sikur të isha ministër nuk e kisha nënshkruar…”, tha Lekaj.

E anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, kanë dështuar ti procedojnë emrat e propozuar nga Qeveria e Kosovës për anëtar të bordit të Zyrës së Rregulltorit të Energjisë (ZRRE).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera