Lajme

Bechtel Enka e lumtur për 53 milionë eurot e marrë nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 08 June 2018

“Bechtel Enka” përmes një komunikate për media kanë shprehur gëzim që i janë kompensuar kostot shtesë të pasuara gjatë punës. Qeveria ka ndarë 53 milionë euro kompensim për këtë kompani, pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi”.

“BEGP është e gëzuar që çështja e kostove shtesë të pësuara nga BEGP duke punuar brenda ndarjes së kufizuar buxhetore të Qeverisë së Kosovës – dhe ri-organizimi i nevojshëm i punëve për t’u përshtatur me mungesat e alokimit të buxhetit për projektin – më në fund është zgjidhur”, thuhet në kumtesën për media.

Tutje, sipas kompanisë vendimi i Qeverisë nuk pasqyron kostot e plota të tyre që lidhen me zgjatjen e punëve, por ai është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë me Qeverinë e Kosovës.

-Advertisement-

“BEGP vazhdon të përqendrohet në përfundimin e autostradës dhe është e përkushtuar që t’i japë qytetarëve të Kosovës një tjetër projekt të rëndësishëm infrastrukturor kombëtar që lidh Kosovën me rajonin dhe BE”, thuhet tutje në njoftim.

“Bechtel Enka” ka bërë të ditur se më 14 qershor do të lëshojnë për qarkullim një lidhje tjetër të autostradës, e cila çon në destinacionin turistik të Brezovicës dhe maleve të Sharrit.

Së bashku me Qeverinë, “Bechtel Enka” do të nis një fushatë kombëtare mbi “Vozitjen e Sigurt”, duke e ftuar publikun që t’i thotë “Jo” Shpejtësisë dhe “Po” Sigurisë në Rrugë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera