Rozë

Bebe Rexha thyen sërish rekord

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 07 September 2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, thyen sërish rekorde. Së fundmi, ajo është bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë në vendin e parë, në top listën muzikore të Billboard.

Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’. Hiti i saj “Meant To Be” një bashkëpunim me Florida Georgia Line dhe “I’m Good (Blue)” me David Guetta janë këngët më të klikuara dhe dëgjuara të momentit.

E lumtur me suksesin, Rexha ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e Billboard ku ajo citohej si rekordmene, ndërsa u shpreh mirënjohëse.

-Advertisement-

“Të kompozuarit e këngëve është pasioni im, pa marrë parasysh stilin e muzikës. Unë kam qenë e bekuar që kam pasur këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Të jesh nr 1 në top listat e zhanrit ‘electronic’ ashtu edhe në atë të ‘country’ është diçka për të cilën jam vërtet krenare”, u shpreh këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ajo ka arritur suksese të shumta falë këngëve të saj që janë shndërruar në hite botërore, ndërsa është edhe fituese e disa çmimeve të rëndësishme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera