Rozë

Bebe Rexha shfaqet provokuese në pozat e reja nga Australia

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 10 November 2023

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke mbajtur turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Australi.

Ajo ka performuar së fundmi në Brisbane në një koncert gjigant për fansat e saj të shumtë atje.

E teksa ndodhet në kontinentin e largët, 34-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, disa fotografi nga momentet e bukura që po kalon atje.

-Advertisement-

Në një sërë imazhesh të publikuara në Instagram, Rexha është shfaqur mjaft atraktive, teksa ka pozuar në të zeza.

Ajo në një moment është kujdesur që të vërë në pah të pasmet e saj të bujshme, duke pozuar nga mbrapa.

Australia përndryshe është destinacioni i fundit i Bebe Rexhës për turneun e saj “Best F*n Night Of My Life”, pas ndalesave që ka pasur në Azi, Evropë dhe Amerikë të Veriut.

Artistja me origjinë shqiptare është duke përmbyllur një vit tejet të suksesshëm në karrierë, pasi sivjet ajo publikoi edhe albumin e tretë në karrierën e saj, të vetë-titulluar “Bebe”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera